ARKATANA

LDK kritikon Qeverinë: Vetëm 10% e popullsisë janë vaksinuar, kandidimi i Vitisë mospërgjegjësi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Nga kjo parti vlerësojnë se Qeveria Kurti ka dështuar që të ketë plan të mirëfilltë të vaksinimit dhe se masat e marra së fundi, kjo parti po i cilëson të vonuara.Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha se deri më tani janë vaksinuar vetëm 10% e popullatës me dy doza.

FIDANISHTJA

Kjo sipas saj, është pasqyrë e qartë se institucionet nuk kanë planë për menaxhim dhe se situata me pandeminë është jashtë kontrollit.“Situata pandemike është rënduar kohët e fundit. Deri më sot është vaksinuar vetëm 10% e popullatës me dy doza. Kjo është shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera. Masat janë të vonuara, Qeveria nuk ka plan të mirëfilltë për vaksinim”.“Si mund të kufizohet lëvizja e nuk ka terminë për vaksinim?

Izet Sadiku nga departamenti për shëndetësi, bashkë me kolegët kanë hartuar një plan me propozime konkret se çka duhet të bëjmë me këtë situatë”.