Greg Delawie shtron iftar për BIK-un dhe Komunën e Gjilanit
Gjilan – Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Komunën e Gjilanit. Naim Aliu, Lutfi Haziri, Remzi Azemi e Arbër Ismajli ishin pjesëmarrësit që përfaqësuan BIK-un dhe Komunën e Gjilanit.
Në iftarin e shtruar nga Ambasadori merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera fetare në Gjilan, derisa Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan ka vlerësuar se toleranca ndërfetare në Anamoravë dhe më gjerë është shembull i bashkëjetesës së mirëfilltë për të gjitha komunitetet./rajonipress/




