Fundamenti

Nehat Baftiu, misionar, vizionar dhe përçues i mesazheve, shtyllë e fortë e Shëndetësinë Kosovare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Basri Lenjani – Mbi të gjitha, mjek, profesor, jetëshpëtues i shumë jetërave të njerëzve, dhe njohës meritor i problemeve në mjekësinë Kosovare. Prof. Assoc. Nehat Baftiu frymëzues, misionar, vizionar dhe përçues i mesazheve, duke i kushtuar idealeve të larta njerëzore të humanizmit të vërtetë, mbështetës i fortë, i fuqishëm në përparimin e shëndetësisë Kosovare, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, dhe duke qenë shtyllë e fortë e ndryshimeve pozitive në Shëndetësinë Kosovare.

Postimi i plotë i Basri Lenjanit

Prof. Assoc. Nehat Baftiu për shumëçka ju jeni emër i përveçëm i shëndetësinë Kosovare, jo vetëm i nivelit kombëtar, por edhe më gjerë.
Keni bërë punë të palodhshme dhe të vazhdueshme gjatë tërë jetës në avancimin dhe fuqizimin Anesteziologjisë MIQ, dhe SHME në nivel vendi, për studentët, kolegët, miqtë dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, shumë fitore suksese dhe asnjë dështim.
Unë jam shumë krenar që jemi kolegë dhe shok të pandarë dhe të pamposhtur, në çdo rrethanë kontributi i juaj, veprën e të cilit jeni mburrur e mburreni ju edhe ne, nga ju kemi mësuar dhe do të mësojmë edhe më tutje , por ju do të radhiteni në mesin e personaliteteve të çmuara në shëndetësinë Kosovare.

Mbi të gjitha, mjek, profesor, jetëshpëtues i shumë jetërave të njerëzve, dhe njohës meritor i problemeve në mjekësinë Kosovare.

Mobi Casa

Prof. Assoc. Nehat Baftiu frymëzues, misionar, vizionar dhe përçues i mesazheve, duke i kushtuar idealeve të larta njerëzore të humanizmit të vërtetë, mbështetës i fortë, i fuqishëm në përparimin e shëndetësisë Kosovare, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, dhe duke qenë shtyllë e fortë e ndryshimeve pozitive në Shëndetësinë Kosovare.

Prof. Assoc. Nehat Baftiu qëndroi i patundur, sepse kishte prapa, ata që e donin dhe e duan, ata që do të flijonin gjithçka për të mos lejuar të nëpërkëmbej e të përbuzej padrejtësisht, vepra e juaj, por vepra dhe kontributi i juaj çmohet me respekt e nderim të veçantë, në mesin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Të faleminderit për kontributin e dhënë në shëndetësinë Kosovare miku im, edhe shumë vite shëndet juve dhe familjes tuaj.

“Kjo jetë është një spital ku çdo pacient ka dëshirë të zjarrtë për të ndryshuar shtretër”.
Charles Baudelaire