ARKATANA

Vasfije Krasniqi për performancën e Bregoviq: Përse Korça ime!?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka reaguar pasi që në Korçë, në festën e birrës është ftuar për të interpretuar këngëtari serb, Goran Bregoviq, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se “Dhimbja jonë shkon përtej asaj që ne e vlerësojmë̈ kombëtare- nacionale primitive apo civilizuese, tek e fundit dhembja nuk i njeh këto emërtime, ajo shkaktohet nga dikush mbi dikend, së paku me qëllimin e shfryrjes së epsheve shtazarake e barbare e pastaj të tjera me radhë”, thotë ajo.

Krasniqi tutje ka shkruar se derisa në Kosovë, forcat serbe po kryenin pastrim etnik, Goran Bregoviq po bënte thirrje që të ndaleshin sulmet e NATO-s.

Fundamenti

“Korça ime, derisa në Kosovë forcat serbe po kryenin spastrim etnik, duke e përcjellë forma të ndryshme të keyerjes së krimeve, ishte pikërisht Goran Bregoviq i cili nuk bënte thirrje që të ndalej gjenocidi, por që të ndaleshin sulemt e NATO-së e pastaj ata (serbët) të mos ndalonin ndoshta deri tek Korça juaj-ime, sepse, kështu kishte ndodhur në të kaluaren, por që ne nuk e kemi harruar, jo pse unë-ne e përjetuam tani, por ata u kujdesen që ne të mos e harronim kurrë”, shtoi tutje.

“Korça ime, çdo gjë ndoshta edhe mund të kompenzohet, thuhet se edhe jeta rilind bashk me kohën, por NDERI që humbet kurrë nuk të kthehet, nder me të tillët nuk ka.

Bota demokratike nuk pranon njerëz me bindje të tilla, së paku ju mos e bëni nga dëshira, sepse, mjaft jemi duke bërë ne për paqen”, tha deputetja e LVV-së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.