Qytetarët kërkojnë investime serioze në infrastrukturë
Gjilan – Në debatin e kryetarit të komunës Lutfi Haziri me qytetarët kanë dominuar kryesisht kërkesat që lidhen me kanalizime, ujësjellës, rrugë të asfaltuara. Nga qytetarët pati edhe lavdërata, por edhe ankesa të shumta se pushteti komunal i ka lënë pasdore ata në shumë lagje.
Qytetarët në debatin e hapur me Lutfi Hazirin kanë shtruar shumë kërkesa e ankesa që lidhen me jetën infrastrukturore në lagjet e fshatrat e tyre.
Qytetari Rabit Pajaziti ka shtruar problemin e tri rrugicave në lagjen t ijë, derisa tha se e ka të paqartë pse është shtruar asfaltuar vetëm rruga e zyrtarit të Gjykatës, Tefik Dushicës.
Fehmi Ramabaja nga Lagja e vishnjave tha se në fushatën parazgjedhore keni deklaruar katër prioritetet, por më intereson mua a keni njohuri se çfarë është punuar deri më tani. “Kemi telashe me kanalizimin, kemi kërkesë që kryetari i komunës të tregoj të vërtetën se çka do të punohet këtë vit. Nuk është punuar fare sot e asaj dite” tha Ramabaja.
Edhe Ruzhdi Selimi nga Nasala tha se prioritet i kemi rrugët lokale.
Demush Vokshi nga lagja e Vishnjave tha se s`ka asnjë investim në këtë lagje të braktisur nga pushteti.
Derisa, Fadil Ibrahimi pyeti se a bënë ta dijë se çfarë statusi kemi ne banorët e Luginës. “Komuna e Gjilanit duhet të interesohet më tepër për këta hallexhinj, këtu po llogaritemi si qen nëpër sportela, duhet me ju ardh marre se si po na trajtoni”.
Kushtrim Ibrahimi banor në lagjen e VIII, tha se Lutfi Haziri edhe pse ka premtuar s`ka bërë asgjë për këtë lagje. Kurse Zejnullah Sherifi nga Zvicra tha se edhe pse është punuar megjithatë presim më shumë nga kryetari Haziri.
Qahil Halili nga Zhegra ka kërkuar nga Haziri që të lirojë uzurpimet e pronës publike në Zhegër.
Sedat Vitia tha s`kemi as rrugë, as kanalizim. “Ende bajmë ujë me kofe, nuk na i keni plotësuar kushtet elementare për jetesë” tha ky qytetar.
Kurse Lutfi Haziri duke u përgjigjur tha se ende kemi pjesë të qytetit të pambuluara. “Kemi shumë rrugë të planifikuara dhe do të hynë në prioritet, por kërkesa për infrastrukturë bëhet në mënyrë qytetare” tha Haziri./rajonipress/


