ARKATANA

Banorët e Binçës së bashku me drejtoritë dhe “Eco – Higjiena” pastrojnë ambientin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me iniciativën e këshillit të fshatit Binçë, si dhe i mbështetur edhe nga banorët duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb që jetojnë në këtë lokalitet, ka nisur sot aksioni për pastrimin e këtij fshati, si dhe lumit që kalon nëpërmes tij.

Kryetari i këshillit të fshatit Edison Simani, ka theksuar se ky aksion i pastrimit ka qenë më se i nevojshëm për tu ndërmarr, me qenë se dihet që për një kohë ka munguar organizimi në këtë lokalitet për shkak të mos funksionimit të këshillit të fshatit.

Uji Dea

Simani gjithashtu tha se përgjigja e qytetarëve për t’iu bashkangjitur aksionit është e mire, duke pas parasysh se sot është ditë pune, ndërkohë që paralajmëroi që të vazhdohet edhe më tutje me aksionin e pastrimit. Punët rreth pastrimit të lumit në Binçë, i ka inspektuar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin mes banorëve të cilët po e pastrojnë fshatin e tyre.

Haliti ka theksuar se kjo është një punë e mirë dhe se do ta mbështes në forma teknike dhe me makineri, punët që do të zhvillohen aty. Aksionin për pastrimin e fshatit dhe lumit në Binçë, po e mbështet Drejtoria e Shërbimeve Publike së bashku me kompaninë “Eco Higjiena”, si dhe Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.