United Hospital

Aktivizohet Zhegra, debatohet për renovimin e shkollës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shemsedin Elezi përfaqësues i fshatit Zhegër ka shkruar në fb se një debat për Shkollën e Mesme në Zhegër ku kanë marrë pjesë përveç Këshillit Vendor edhe këshilltari komunal z. Isa Agushi, inspektori i lartë i arsimit të mesëm z. Rrahim Bajrami, kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK z. Sokol Godeni, kryetarët e Këshillave Nasalë, Shurdhan me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga Lladova, Kryetarë të subjekteve politike dhe qytetarë të tjerë kanë marrë disa konkluzione.

Eco Higjiena

Në këtë takim janë marrë këto konkluzione:
1. Pasiqë komisionet e inspektoriatit nuk ndaluan mundësitë e renovimit të katit të mesëm, urgjentisht të merren masa për renovim.
2. Nga organet komunale përkatëse të ofrohet ndihmë për renovim dhe që nxënësit për drejtimet ekzistuese të ndalen në Zhegër.
3. Në afatin e dytë të regjistrohen nxënësit në Zhegër sikur edhe më parë.
U themelua komisioni i përbashkët për grumbullimin e mjeteve për renovim.
Deklarimi i parë për të dhënë mjete financiare erdhi nga drejtuesit e paraleleve dhe punëtorët teknikë në vlerë prej 1500 euro.
Të kyçemi edhe ne së bashku!
Sa i përket Mullirit ka ofertë konkrete nga pretendenti për t’a blerë.
Meqë vlera e mullirit nuk e arrinë as 50% të vlerës së borxheve të tërësishme, ai do të pranojë të japë gjysmën e shumës totale të borxheve të faturuara, të cilat do t’i kryej me fillimin e punës. Rrugë tjetër nuk ka sepse Mulliri vetëm se është regjistruar në emër të bankës së cilës i kishte borxh ka shkruar Elezi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.