Kanceri i vezores: një vrasës i heshtur
Mijëra femra çdo vit diagnostikohen me kancer të vezores. Ai renditet i pesti si shkaktar i vdekjes nga kanceri në përgjithësi dhe është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri i organeve gjenitale të femrës.
Kanceri i vezores quhet “vrasës i heshtur” dhe me të vërtetë ky është një vrasës i qetë. Dihet se kanceri i vezores ka simptoma të hershme, por ato janë shpesh simptoma të lehta dhe femra nuk u kushton rëndësi, e ndonjëherë edhe mjekët nuk e njohin urgjencën potenciale për evaluimin e këtyre simptomave.
Më shumë se 70% e femrave me kancer të vezores nuk diagnostikohen derisa kanceri arrin stad të avancuar. Për fat të keq ende nuk ka ndonjë test të besueshëm për zbulimin e hershëm të kancerit të vezores dhe shkaktari i tij nuk dihet.
Kanceri i vezores ka shenjat paralajmëruese, por ato janë të paqarta dhe lehtë të neglizhueshme. Është e rëndësishme për femrën që të diskutojë me mjekun dhe ti njoh këto simptoma.
Shenjat e hershme të kancerit të vezores janë:
fryrja e barkut,
Ndjenja e ngopjes së shpejtë pas ngrënies së ushqimit,
urinimi i shpeshtë,
lodhja,
thartira në lukth,
dhembja e shpinës dhe
dhembja gjatë marrëdhënies seksuale.
Këto simptoma përkeqësohen me rritjen e tumorit dhe shpërndarjen edhe jashtë vezores, kur edhe trajtimi është i vështirësuar.
Cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të vezores?
* Endometrioza
* Marrja e terapisë zëvendësuese hormonale me estrogjene
* Kanceri i vezores në familje
* Lindja e fëmijëve në moshë të shtyrë, ose mungesa e lindjeve
* Bartja e gjeneve të trashëgueshme BRCA1 ose BRCA2
* Obeziteti
* Mosha e shtyrë ( më i shpeshtë te moshat 50-60 vjeç)
* Historia personale për kancer të gjirit, mitrës apo kancer të zorrëve.
Nëse keni ndonjë simptomë e cila u shqetëson, ose nëse keni ndonjë faktor i cili u vë në rrezik për zhvillimin e kancerit të vezores, konsultohuni me gjinekologun. Ekzaminimi gjinekologjik, ultrasonografia, testimi i markerëve tumoralë dhe eventualisht testimi gjenetik për BRCA1 dhe BRCA2, rekomandohen për femrat me rrezikshmëri të lartë.
Spitali Kestrina, nën udhëheqjen e dr Fehmi Ahmeti, ka staf të përgatitur për diagnostikimin me kohë dhe trajtimin adekuat të pacienteve me kancer të vezores.
Nëse keni ndonjë shqetësim të kësaj natyre rezervoni terminin tuaj në tel. 045463177 ose 048742888


