E rrahin brutalisht nën kërcënimin e armës, arrestohet njëri nga të dyshuarit, tjetri në arrati
Gjilan – Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën kërcënimin e armës e kanë rrahur brutalisht duke e goditur me dorëza të armëve.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

