UBT

Gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë shembull për tërë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në bashkësi, ka mbajtur sot në Viti mbledhjen e katërt të rregullt, me që rast ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, si dhe ka diskutuar hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmarrë ky këshillë.

Zv. Kryetari i komunës Hasan Aliu kryesues i këtij takimi, ka njoftuar anëtarët e këtij këshilli për angazhimet e Institucioneve komunale sa i përket çështjeve të ngritura në mbledhjen e fundit të KKSB-së dhe përkushtimin për të gjet zgjidhje.

Ndërkohë për gjendjen e sigurisë, ai tha se është e kënaqshme në përgjithësi, duke përmendur edhe sezonin veror dhe përgatitjet për të pritur në mënyrë sa më të mirë mërgimtarë që pritet ti kryejnë pushimet në vendlindje.

FIDANISHTJA

Ndërsa për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica ka thënë se duke u bazuar në të dhënat statistikore për 6 muajt e parë të këtij viti, kemi një gjendje shumë të mirë në aspektin e sigurisë, që sipas tij, Vitia është shembull edhe në nivel të Kosovës. “Si rezultat i kësaj gjendje, duke bërë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me këtë vit, kemi pasur gjithsejtë 333 raste gjatë vitit 2015, ndërkohë që sivjet janë 290 raste, që do të thotë kemi rënie të tyre. Gjithashtu 59 raste të vjedhjeve janë shënuar vitin e kaluar, përderisa këtë vit janë 52 vjedhje. Kanë shënuar rënie drastike edhe vjedhjet e rënda, ndërkohë që në aspektin e sigurisë në trafik, janë regjistruar 1550 gjoba këtë vit, kurse vitin e kaluar kanë qenë 1163 dhe shtimi i numrit të gjobave ka rezultuar me uljen e rasteve të aksidenteve, ku vitin e kaluar kanë qenë 63, kurse tash 48 aksidente trafiku.”, tha Lipovica.

Ai çmoi lartë bashkëpunimin me të gjitha instancat, si dhe me qytetarët, kurse ka njoftuar me planin operativ të policisë për sezonin e verës. Në këtë mbledhje të KKSB-së, nga anëtarët u shtruan disa çështje që kërkojnë zgjidhje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.