ARKATANA

Presidenti, i dobët karshi të fortëve të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtatë kryetarë aktualë dhe pesë kryetarë të mëhershëm të komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës janë përballur me procese të ndryshme gjyqësore. Ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, tani në cilësinë e presidentit, thotë se do të angazhohet për dekriminalizim të institucioneve. Deklaratat e Thaçit opozita dhe analistët i quajnë hipokrizi.

“Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për dorëheqjen e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Mobi Casa

Presidenti ka thënë se Agani duhet të jetë shembull për zyrtarët tjerë që janë me aktakuza.

Megjithatë, kjo deklaratë e presidentit cilësohet si hipokrizi nga subjektet opozitare dhe nga analistët politikë për faktin se Thaçi sa ishte kryetar i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës ka lejuar që personat, të cilët kanë pasur probleme me ligjin, të jenë në listat zgjedhore, madje edhe kryetarë komunash e deputetë me shumë ndikim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.