UBT

Dialogu, në rrugë pa krye

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Futja në rrugë pa krye e dialogut të deritanishëm me Serbinë, pavarë- sisht ndërmjetësimit të BE-së, së fundi po rrezikohet me vlerësimin negativ dhe moszbatimin e shumicës së marrëveshjeve nga pala serbe. Ndërsa Kosova po sfidohet me rrezikimin serioz të sovranitetit, pikërisht me lojën e fundit serbe për veriun e Kosovës, “Luginën e Diellit” dhe me moszbatimin e marrëveshjes për heqjen e barrikadës dhe të ashtuquajturit ‘Park të Paqes’ mbi urën e lumit Ibër.

“Unë mendoj se nuk duhet ta rishikojmë dialogun, por duhet ta ndërrojmë komplet ekipin që merr pjesë në dialog, prej kryeministrit e deri tek Edita Tahiri e Blerim Shala”, u shpreh analisti politik, Nexhmedin Spahiu, për “Kosova Sot

Futja në rrugë pa krye e dialogut të deritanishëm me Serbinë, pavarë- sisht ndërmjetësimit të BE-së, së fundi po rrezikohet me vlerësimin negativ dhe moszbatimin e shumicës së marrëveshjeve nga pala serbe. Ndërsa Kosova po sfidohet me rrezikimin serioz të sovranitetit, pikërisht me lojën e fundit serbe për veriun e Kosovës, “Luginën e Diellit” dhe me moszbatimin e marrëveshjes për heqjen e barrikadës dhe të ashtuquajturit ‘Park të Paqes’ mbi urën e lumit Ibër.

Sipas përfaqësuesve politikë dhe analistëve, është ky kulmi i dështimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe një nga arsyet me të forta për rishikimin strategjik të këtij dialogu, të zhvilluar deri më tani vetëm në dëm të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rishikimin, respektivisht riformatimin e tij të plotë si ekip përfaqësues.

Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së, thotë se ai vazhdimisht ka insistuar që bisedimet me Serbinë duhet të bëhen vetëm për çështjet ndërshtetërore, e jo për çështjet e brendshme të Kosovës, cilado qofshin ato, por ja që ka ndodhur një devijim i madh në këtë proces dhe tani po i kushton Kosovës me rrezikim serioz të sovranitetit të shtetit.”Involvimi i Serbisë në rregullimin e brendshëm të Kosovës e cenon drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që Serbia të përzihet në rregullimin e brendshëm të Kosovës. Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë me serbët e Kosovës si qytetarë tanë për t’ua zgjidhur problemet e tyre të sigurisë dhe të mos diskriminimit, si dhe për zhvillimin e kulturës se tyre dhe jo për çështje të tjera”, u shpreh Salihaj për “Kosova Sot”.

ARKATANA

Politikanët servilë Sipas Salihajt, marrëveshjet me Serbinë nuk po zbatohen nga pala serbe, sepse realisht Serbia nuk e njeh assesi ndryshe Kosovën veç si pjesë të shtetit serb, që e ka të përfshirë edhe në Kushtetutë, prandaj është i domosdoshëm fillimisht ndërprerja e më pastaj rishikimi i krejt procesit të vazhdimit të bisedimeve në vijim.”Çdo marrëveshje e bërë deri më tash për çështjet e brendshme të Kosovës ka qenë në dëm të Kosovës dhe e ka cenuar sovranitetin tonë shtetëror.

Servilizmit të politikanëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe këtyre lloj bisedimeve duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë. Në duhet të bisedojmë si dy shtete të barabarta,jo në këtë mënyrë si deri tash”, thotë Salihaj për “Kosova Sot”. Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, konsideron se përgjegjës për këtë situatë janë ata që ishin në ballë të këtij dialogu të dëmshëm e të dështuar, të zhvilluar së prapthi që nga fillimi e deri më sot. E që sipas tij bajrakun e kësaj përgjegjësie e mbajnë kryeministri dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri. “Unë mendoj që nuk duhet ta rishikojmë dialogun, por duhet ta ndërrojmë komplet ekipin që merr pjesë në dialog, prej kryeministrit e deri tek Edita Tahiri e Blerim Shala”, u shpreh analisti politik, Nexhmedin Spahiu, për “Kosova Sot”.

“Fati i shqiptarëve në veri, në dorën e Zotit” Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani, ka pohuar se një prej elementeve bazë që e karakterizon çështjen e të qenit shtet është sovraniteti, derisa lejimi i autoriteteve serbe për ndërhyrje të brendshme në veriun e Kosovës dëshmon paaftësinë dhe mungesën e një lidershipi kosovar, i cili nuk është në gjendje të jetë Zot shtëpie. “Që nga Ura e Ibrit e deri te ‘Lugina e Diellit’ sovraniteti i Kosovës ‘de-fakto’ nuk ekziston. Arritja e marrëveshjeve, duke cenuar interesin kombëtar për një pjesë, e cila ‘de-jure’ është pjesë përbërëse e Kosovës, është gabimi më historik i diplomacisë kosovare, duke lejuar kështu me vetëdije të plotë vazhdimin e shkeljes së sovranitetit.

Vetë pala serbe ende nuk ka pranuar ankesë me shkrim nga autoritetet kosovare për shkelje të tilla, përkundër cenimit të vazhdueshëm të sovranitetit, që nga hyrja e xhandarmërisë serbe, arrestimi i policëve kosovarë, grupet paralele, e deri te ‘Parku i Paqes’. Pra, moshapja e rasteve nga organet vendore, heshtja institucionale dhe lejimi i shkeljeve të marrëveshjeve, nënkupton se institucionet tona kosovare nuk janë të interesuara për atë pjesë dhe se fati i shqiptarëve atje është në dorën e Zotit”, thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani.

Sipas tij, faza e parë e humbjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës nga ndërhyrja e Serbisë në veri ka ndodhur me ndërtimin e të ashtuquajturit ‘Park të Paqes’ mbi lumin Ibër, që nuk po hiqet dhe nuk pritet të hiqet, derisa kulmi i humbjes së plot ‘dejure’ të këtij sovraniteti dhe bartjes, okupimit nga pala serbe do të ndodhë me përmbylljen e projektit të “Luginës së Diellit”. “Momenti kur ‘Lugina e Diellit’ do të përfundojë pikërisht atëherë Kosova përfundimisht do e ketë humbur pjesën veriore të Kosovës. Pala serbe nuk është e interesuar për dialog të paqes, politika e tyre është duke ndjekur qasjen nacionaliste dhe synimi i vetëm i tyre është copëzimi i territorit kosovar dhe kjo arrihet pikërisht përmes bisedimeve, përmes diplomacisë dhe marrëveshjeve”, thotë Ramadani për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.