Fundamenti

Filloj shtruarja me zhavorr e rrugëve fushore Vërban – Goshicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, Komuna e Vitisë ka planifikuar që gjatë këtij viti të vazhdoj me shtrimin me zhavorr rrugëve fushore. Në kuadër të këtij projekti sot ka filluar shtruarja me zhavorr e rrugës fushore Vërban-Goshicë në gjatësi prej rreth 820m. Shtruarja e kësaj rruge është më interes të veçantë për fermerët të cilët punojnë tokën për skaj të saj.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe të tjerë kanë vizituar sot punimet që kanë nisur në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës fushore Vërban-Goshicë ku edhe u pritën nga banorët e këtyre lokaliteteve, konkretisht nga fermerët të cilët e mirëpritën realizimin e këtij projekti duke e quajtur atë si jetik për zhvillimin e bujqësisë në këto lokalitete.

Fundamenti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se realizimi i këtij projekti ka qenë i nevojshëm të realizohet qysh kaherë, duke potencuar se kjo rrugë është në interes të lokaliteteve Vërban, Goshicë por edhe Smirë. “Me këtë projekt pos që lidhën mes veti këto dy fshatra por edhe fshatin Smirë kjo ishte edhe në interes të lidhjeve farefisnore por edhe në interes ku lidhën mes veti edhe bujqësia. Këto fshatra e meritojnë këtë investimi ashtu siç po bëhen edhe investimet e tjera nëpër lagje, si asfaltimi i rrugëve rurale” u shpreh Haliti.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë në interes të gjithë qytetarëve pa dallime, duke kërkuar nga këshillat e fshatrave që të bashkëpunojnë me institucionet komunale të Vitisë në përmbushjen e nevojave ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.