ARKATANA

KPF e Vitisë merr disa vendime të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, në të cilën janë diskutuar disa pika me rëndësi, siç ishte ajo e Kornizës Afatmesme buxhetore, propozim rregullorja për plotësimin e rregullores së transparencës, dy propozim vendime për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, si dhe dy informata nga dy drejtori komunale.

Përpos rendit të ditës, pati edhe një kërkesë nga këshilltari i Kuvendit Komunal Adnan Imeri, lidhur me pronën e paluajtshme të fshatit Sllatinë e Epërme, që të shndërrohet në park publik, kërkesë e cila iu sugjerua t`i procedohet drejtorisë përkatëse, asaj të Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Ndër pikat e rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje, më së shumti pati diskutime ajo rreth Kornizës afatmesme buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për vitin 2017-2019.

FIDANISHTJA

Lidhur me këtë pikë, anëtarët e KPF-së i ka njoftuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, i cili paraqiti kornizën afatmesme buxhetore, ndërkaq ka bërë me dije se me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit komunal, komuna e Vitisë do të mbaj 24 diskutime publike, me banorët e fshatrave dhe strukturat e tjera të shoqërisë.

Si pikë tjetër në këtë mbledhje ishte propozim rregullorja për plotësim dhe ndryshimin e rregullores mbi Transparencën Nr.01-013/592, të cilën e prezantoi zyrtarja ligjore Albulena Haxhiu, ndërkohë që u miratuan që të kalojnë në kuvend edhe Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, për ndërtimin e xhamisë në fshatin Sadovinë e Jerlive, Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës, Kompanisë KKDFE SH.A. “KEDS” J.S.C. për vendosjen e një trafo elektrike në Gjylekarë.

Gjithashtu anëtarët e KPF-së u informuan nga drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi , për përzgjedhjen e kompanisë për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Vitisë, si dhe nga drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani u informuan për mbarëvajtjen e Manifestimit tradicional kulturor e sportive “Flakadani i Karadakut 2016”, që u mbajt gjatë muajit mars./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.