Fundamenti

Komuna e Vitisë pranohet në Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Përmes një shkrese zyrtare që ka ardhur sot në Viti, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është njoftuar se Komuna e Vitisë është pranuar në Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA) me seli ne Itali. Nga komunat e Kosovës, komuna e Vitisë është ndër komunat e para që arrin të anëtarësohet në Asociacionin Evropian te qeverive lokale ne Evrope.

“Në emër të Kryetarit të ALDA, Oriano Otocan, kam kënaqësinë të ju informoj se kërkesa për anëtarësim e Komunës së Vitisë është pranuar nga Bordi Udhëheqjes i ALDA-së. Mr. Otocan, anëtarët e Bordit Udhëheqës, dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonella Valmorbida ju dëshirojnë mirëseardhje” thuhet ndër tjerash në shkresën e dërguar nga Zyra për Informim e ALDA-së.

Ndryshe ALDA – Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale është një organizatë e dedikuar për promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal.

ARKATANA

ALDA është themeluar ne vitin 1999 dhe mbledh më shumë se 180 anëtarë (përfshirë autoritetet lokale, shoqatave të organizimit anëtarësimi Autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare) që vijnë nga më shumë se 35 vende.

ALDA financohet nga anëtarësia, projekteve nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe donatorë të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.