“Hidromorava” sërish apelon tek qytetarët
Gjilan – Kryeshefi ekzekutiv i “Hidromoravës”, Muhamed Suliqi sërish ka apeluar tek qytetarët që të nënshkruajnë marrëveshjen për pagesën e borxheve.
Njoftimi i plotë i KRU “Hidromorava” në Gjilan
Të nderuar! Konsumatorë!
KRU”Hidromorava”Sh.A-Gjilan duke u bazuar në Ligjin Nr. 05/L-03 për Faljen e Borxheve Publike si dhe Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr.04/2015 për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike.
Ju njoftojmë Juve të nderuar konsumator-shtëpiak dhe pronarë të bizneseve të cilët deri më tani nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj për të përfituar nga falja e borxheve deri më 31.12.2008, ndërsa borxhi i papaguar pas datës 01.01.2009 deri më 31.12.2014 duhet të bëhet marrëveshje për pagesë.
Marrëveshja për pagesën e borxhit të papaguar për personat fizik-shtëpiakët është për 3 vite, ndërsa për personat juridik-bizneset është për 2 vite.
Marrëveshjen për pagesën e borxheve ju përkujtojmë që ta bëni deri më datën 02.09.2016, datë kur dhe skadon zbatimi i Ligjit për falje të borxheve. .
Konsumatorët të cilët nuk e shfrytëzojnë këtë kohë për falje dhe marrëveshje për pagesë të borxhit, kompania pas kësaj date do të veproj sipas legjislacionit përkatës në fuqi për t`i arkëtuar borxhet nga Ju për shërbimet te cilat jua kemi ofruar!
Besojmë në bashkëpunimin Tuaj!
Me respekt!
KRU”Hidromorava” Sh.A-Gjilan


