United Hospital

Kosova, kryefjala e Norwich City në prezantimin e Rashicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro – kaq e ka blerë Norwich City Milot Rashicën nga Werder Bremen.

Milot Rashicës i është realizuar ëndrra që të luajë në Premierligë. Edhe zyrtarisht, ai është lojtar i Norwich City, raporton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport, sulmuesi shqiptar i ka kushtuar klubit anglez 9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro, shifër shumë më e ulët nga ajo që mund të kishte nxjerrë një vit më parë.

United Hospital

Rashica është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi si Norwich dhe që do të luajë në Premierligë.

Norwich City e konfirmoi blerjen e 24-vjeçarit me flamurin e Kosovës, derisa më pas, në postimet e shumta në Facebook dhe Twitter, ka përdorur shpesh edhe si emoji flamurin e Kosovës.

Jo kot thonë se sporti është ambasadori më i mirë i një vendi dhe po, Kosova viteve të fundit sportin e ka pasur ambasadorin më të mirë, pasi përveç Rashicës, në Francë luajnë lojtarë si Berisha e Zeneli, në Itali, në Serie A lojtarë si Rrahmani, Muriqi, Vojvoda, Ujkani etj. /Gazeta Express/