Uji Dea

Talenti i madh i FC Dritës e futbollit të Kosovës Yll Ibrahimi, i lumtur që është pjesë e Kombëtares U19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëri ndër talentët më të mëdhenj që po i vjen FC Dritës dhe Kombëtares së Kosovës, padyshim është mbrojtësi i Kombëtares U-19, Yll Ibrahimi nga i cili pritet të këtë një karrierë të madhe futbollistike.

Ibrahimi i cili edhe pak muaj mbush 18 pranvera nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, i cili e ka ftuar në dy grumbullimet e mbajtura brenda 15 ditësh.
“Jam shumë i lumtur që Përzgjedhësi Krasniqi ka pasur besim në mua për ti parë nga afër vlerat e mia futbollistike, gjatë dy grumbullimeve që i kemi pasur jam shumë i kënaqur me stërvitjet që i kemi bërë çka për ne është edhe një motivim edhe më i madh për të shpalosur aftësitë tona në fushën e gjelbërt”, ka bërë të ditur 17 vjeqari, Ibrahimi.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares U-19, Ibrahimi, është i lumtur që do të jetë pjesë në dy ndeshjet miqësore me “kuqezinjët” e Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Mobi Casa

“Nuk ka nder më të madh se të luash për vendin tënd, do të japë më të mirën që mundem për të mos e zhgënjyer Përzgjedhësin tonë, do të jetë një sprovë e mirë për të parë fuqinë të cilën e posedojmë”.

Kombëtarja e Kosovës U-19 me 16-18 qershor në “Elbasan Arena”, zhvillon ndeshjet me Shqipërinë./rajonipress/