Vitia nuk pushon as të dielave, asfaltohet rruga në fshatin Smirë
Viti – Në fshatin Smirë ka filluar asfaltimi i rrugës”Ahmet Dika”. Asfaltimi i kësaj rruge po bëhet nga buxheti komunal i Vitisë.
Komuna e Vitisë po punon edhe ditëve të pushimit për të rrumbullakësuar projektet e saja që po i promovon çdo ditë, gjë që kjo nuk po shihet e as që po ndodhë në Komunën e Gjilanit.
Sokol Haliti ka thënë se komuna do të investojë në çdo cep të territorit të saj. “Jemi të përkushtuar që të kemi një infrastrukturë efikase dhe të ndërtuar si duhet në qytet e fshatra. Kemi premtuar një jetë të dinjitetshme për të gjithë dhe këtë premtim po e realizojmë çdo ditë” ka thënë Haliti.
Ndryshe këtë fundjavë ka nisur të asfaltohet rruga “Ahmet Dika” në fshatin Smirë e cila po realizohet me buxhetin e komunës./rajonipress/


