Uji Dea

Nën syrin e qiellit (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Jam një etje, një xixë, një pulsim. Jam kërkimi. Nuk e di në cilin planet mund ta gjej kulmin e shpresës sime të pritur, për t’ia vënë kuben kuptimësisë sime të vogël.

Nëpër stinët e turbullta eci gjymtuar e më ndjekin kuaj të bardhë, duke hingëlluar luadheve të kullotura nga kuaj të zinj.

Në botën e ëndrrave të çudirave, përçudshëm digjet planeti ynë, përderisa njerëzimi është përthurur në kokën e vetë të mërzisë..

Mobi Casa

Nëna ime përherë e maste kohën me orën e lashtësisë e pas burimdritës dalëngadalë hapat i ngiste deri te planeti tjetër i mërzisë, te ai planet që asnjëherë nuk gënjeu për kohën e mjerë…

Ramadan Mehmeti