Hidromorava

Kurti për takimin me Vuçiqin: Do ta kem përballë për herë të parë në jetë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot rreth dialogut të Kosovës me Serbinë dhe takimin qe do ta ketë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, raporton Express

Ai tha se i ka takuar krerët e dy prej tri partive opozitare, por përveç kësaj do të flasë edhe në Kuvend lidhur me këtë çështje.

“Unë kam takuar dy prej tre kryetarëve të partive opozitare, përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deritanishme të dialogut të kaluar, sepse duhet të shohim se ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të tyre”, ka deklaruar Kurti.

Uji Dea

Kurti tha se takimi në Bruksel ku me Presidentin serb, do të jetë për të i pari në jetë, nëse përjashtohet tryeza e mbajtur në shkurt të vitit 2020 në Gjermani.

“Ndërkaq në takimin që do të zhvillohet në Bruksel, nuk është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë në të cilin për herë të parë pritet ta kem përballë Presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në Konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Munich të Gjermanisë. Pra ky është takim i parë dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por jo takim i vazhdimit të dialogut të mëhershëm”, ka deklaruar Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.