Haziri: Gjilani është gati për ndarjen e bursave
Gjilan – Studentët më të dalluar që studiojnë brenda dhe jashtë Gjilanit, do të përfitojnë bursa sipas rregullave dhe kritereve të konkursit thotë Lutfi Haziri.
“Po ashtu, për herë të parë kemi ndarë bursa edhe për nxënësit e shkëlqyeshëm të shkollës së Bujqësisë. Siç e kam thënë, Komuna e Gjilanit do ta ketë në vazhdimësi kujdesin për stimulimin e nxënësve dhe studentëve të ekselencës sepse ata janë e ardhmja e shoqërisë” ka shkruar Haziri./rajonipress/


