Hidromorava

Fëmijët e “Integj” shfaqin programin “Lamtumirë kopshti im”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoresha Drita Rexhepi thotë se Edukatoret dhe i gjithë stafi IP “INTEGJ” kanë punuar dhe janë angazhuar maksimalisht që fëmijët tanë sot të jenë të pavarur, me vetëbesim duke i përgatitur dhe krijuar qytetar të dijes, shkencës dhe kulturës për të ardhmen.

Ndryshe I.P “INTEGJ” Gjilan funksionon që nga muaji dhjetor 1982. Drita Rexhepi thotë se në vazhdimësi është punuar me fëmijët e moshës prej 9 muajsh e deri në 6 vjeqarë.

Në vitin shkollorë 2015/2016 janë të regjistruar 125 fëmijë të përfshirë nga mosha 9 muaj deri në 6 vjeçare, duke përfshirë këtu edhe 8 fëmijë me nevoja të veçanta.

Ky numër i fëmijëve është i shpërndarë në 6 paralele me orar të punës nga ora 06:30 deri në orën 16:30. Puna edukative realizohet nga 14 edukatore në 6 grupe edukative

Të premten është shfaqur programi “Lamtumirë kopshti im” me fëmijët e grupit 5 – 6 vjeç, duke dashur që të mbesin në kujtesë për fëmijët dhe Institucionin.

Eco Higjiena

“Edukatoret dhe i gjithë stafi IP “INTEGJ” kanë punuar dhe janë angazhuar maksimalisht që fëmijët tanë sot të jenë të pavarur, me vetëbesim duke i përgatitur dhe krijuar qytetar të dijes, shkencës dhe kulturës për të ardhmen” thotë Rexhepi.

Urojmë dhe shpresojmë që suksesi nuk do ju mungoj asnjëherë fëmijëve tanë, nga Institucioni parashkollore “Integj”.

Për fund të gjithë fëmijëve ju urojmë shëndet dhe suksese në rrugën e dijes, e në veçanti atyre që do të ulen për here të parë në bankat shkollore ka thënë drejtoresha Drita Rexhepi./rajonipress/