Hidromorava

Rashiti: Kompanitë e Gjilanit janë serioze, por qeverisja e Lutës është e korruptuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Cilësimi i Lutfi Hazirit se kompanitë e Gjilanit janë jo serioze në realizimin e projekteve, është ofendim i rëndë për të gjithë afaristët Gjilanas, të cilat vetëm gjatë fushatave elektorale Luta i sheh bizneset e Gjilanit si të suksesshme dhe të dobishme ka thënë Riad Rashiti.

Rashiti ka thënë se bizneset e Gjilanit jo vetëm që janë serioze, por ato janë të ndershme e punëtore, që kanë traditë të gjatë në afarizmin e tyre, janë kontribut dhënësit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës dhe të komunës thotë Riad Rashiti këshilltar i PDK-së.

Korrupsioni i qeverisjes së Lutfi Hazirit është problemi kryesor, me të cilën po përballen kompanitë e Gjilanit, të cilat nuk po mund të marrin tenderë në komunë pa dhënë mijëra euro ryshfet. Ndërsa me kompanitë e huaja po bëjnë lehtë pazar dhe lehtë po e marrin ryshfetin nga to, bosët e Lutës të cilët tani të gjithë po vozitin xhipa të zi.

Fundamenti

Korrupsioni është shkaktar i vetëm për cilësi të dobët në ekzekutimin e projekteve në infrastrukturë, sepse kur je i korruptuar sikur qeverisja e Lutës, nuk mund ta mbikëqyrësh dhe të kërkosh cilësi të projekteve.

Ne në qeverisjen tonë të PDK-së jemi akuzuar nga Lutfi Haziri se po paguani komisione profesionale për mbikëqyrje të projekteve, ndërsa tani Luta nuk po i paguan ato sikur më parë, sepse janë thellë të korruptuar nga kompanitë e jabanxhinjve dhe është pengesë mbikëqyrja profesionale e projekteve.

Lutfi Haziri ka fituar shumë vota duke mashtruar dhe gënjyer bizneset dhe qytetarët e Gjilanit, duke u thirrur në “Patriotizmin” e tij të rrejshëm, se jabanxhinjtë nuk do të marrin tenderë në komunë, ndërsa për këto dy vite e gjysmë kompanitë e jabanxhinjve kanë marr 41 tenderë në Gjilan në vlerë prej mbi 2.6 milion euro ka thënë në reagimin e tij Riad Rashiti këshilltar i PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.