Fundamenti

Në Fshatin e Ri fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Luftëtarët”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Fshatin e Ri të Vitisë, ka filluar sot, asfaltimi i rrugës “Luftëtarët”. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e kësaj rruge ku edhe u pritën nga banorët e këtij lokaliteti të cilët i falënderuan institucionet komunal për këtë investim.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se ky projekt po realizohet me paratë e buxhetit komunal të Vitisë dhe është në vazhdën e projekteve që po realizohen në asfaltimin e rrugëve rurale.”Ky projekt është në kuadër të asfaltimit të rrugëve rurale dhe gradualisht po përfundojnë edhe projektet në asfaltimin e rrugëve në lagjet e komunës së Vitisë, besoj se punët që do të bëhen sivjet dhe vitin e ardhshëm çdo shtëpi do të ketë asfaltuar rrugën pasi që kjo është shumë elementare për qytetarët tanë ” u shpreh Aliu.

FIDANISHTJA

E, Përparim Sadiku, banorë i këtij fshati tha asfaltimi i kësaj rruge është edhe kërkesë e këtyre banorëve e cila është realizuar falë kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe u shpreh i kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar.

Ai tha se asfaltimi i kësaj rruge po krijon një infrastrukturë e mirë për jetë të këtyre banorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.