Tetë studentë të diplomuar në UBT fitojnë bursa për studime Master jashtë vendit
Tetë studentë të diplomuar në UBT: Anyla Berisha, Kadri Krasniqi, Valon Mehmeti, Kushtrim Syla, Donjeta Duraj, Bardha Meta, Dardan Krasniqi dhe Albina Vuthi, kryesisht të fakulteteve Arkitekturë dhe Ndërtimtari, kanë fituar bursa për studime Master jashtë vendit. Ata janë treguar të suksesshëm në Konkursin e paraqitur, i cili lidhet me çmimet e projektit “Frozen Music”.
Projekti parasheh bursa të plota për studime Master në Evropë, vizita ndërkombëtare të studimit, libra, trajnime etj. Fitues midis konkurruesve nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë janë gjithsej 25, teksa 8 syresh i përkasin UBT-së.
Në jurinë profesionale të konkursit ka marrë pjesë edhe profesoresha e Universitetit Teknik të Vjenës, Caroline Jaeger-Klein.
Ideatori i projektit, që studentët kosovarë të fitojnë bursa për studime Master jashtë vendit është “Sharrcem”, mbështetur nga UBT, “Altrade” dhe “ProCredit Bank”, ndërkaq, investitor i projektit është Këshilli Investitorëve Evropian si dhe Kosovo CSR Network./rajonipress/


