Uji Dea

Borrell: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, koha të progresojmë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell, duke përmendur një qasje më ndryshe ndaj Ballkanit Perëndimor, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në të cilën ka thënë se Unioni Evropian duhet të reflektojë mbi këtë çështje.

Borell këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një shkrimi, derisa ka përmendur edhe moderimin e një takimi tjetër në nivel të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, ka shkruar përfaqësuesi diplomatik i BE’së.

Mobi Casa

“Po ashtu, do të ndërmjetësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd e në Prishtinë në qershor”, ka thënë ndër të tjera ai.

Borrell ka thënë se ky vit duhet të jetë “vit përparimi në të gjitha fushat midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Përgjatë javës së kaluar, BE’ja ka mbajtur një të ashtuquajtur darkë jo-formale me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.