Fundamenti

Tahiri thotë se Kurti nuk bashkëpunoi për dialogun sa ishte në opozitë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edita Tahiri ka komentuar ftesën qe u ka bërë kryeministri Albin Kurti, partive opozitare në vend. Tahiri ka thënë se ftesa e Kurtit për bashkëpunim me opozitën për çështjen e dialogut është për t’u përshëndetur, teksa shtoi se Kurti nuk ka bashkëpunuar sa ishte në opozitë për këtë çështje, shkruan Gazeta Express.

“Stuhite politike sprovojne politikanet. Ftesa e Kryeministrit Kurti per bashkepunim me opoziten rreth dialogut eshte per t’u pershendetur, pavaresisht se vet nuk ka bashkepunuar kur ishte ne opozite!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Ndërkohë kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar dje ftesa tre liderëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: z. Enver Hoxhaj (PDK), z. Lumir Abdixhiku (LDK), dhe z. Ramush Haradinaj (AAK)”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Kryeministrisë.

Eco Higjiena

“Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë”, thuhet në fund të njoftimit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.