Haziri: Jam kundër jabanxhinjve, por operatorët tanë janë jo serioz
Gjilan – Lutfi Haziri thotë se është kundër kompanive të huaja që të marrin punë në Gjilan, pro është e dhimbshme sepse ne i kemi operatorët jo serioz.
“Jam kundër jabanxhinjve, por nuk po kemi qare pa sjell në Gjilan sepse kompanitë tona po tregohen shumë joserioze. Unë marr telefonata nga kompanitë dhe kërkojnë që unë të jem garantues për punët e tyre. Kjo nuk do të ndodhë me mua e as në mandatin tim. Për këtë arsye kompanitë që janë treguar jo serioze edhe do të ndëshkohen sepse janë dërguar në OSHP dhe ajo pastaj mund t`i fus në listën e zezë”.
Haziri tha se gjatë kësaj periudhe ka paguar rreth 3.2 milion euro borxhe. Duke folur rreth investimeve dhe cilësisë së tyre Haziri thotë se investimet duhet të balancohen kurse për cilësinë e rrugëve ka thënë se po bije për shkak të mungesës së organeve mbikëqyrëse të cilat tani nuk paguhen, ashtu siç është praktikuar më herët.
Këto komente Haziri i ka bërë në një debat ku është folur për investimet në infrastrukturën rrugore dhe cilësia e tyre/rajonipress/


