Fundamenti

Qeveria e Holandës kundër liberalizimit: Kosova e zhytur në korrupsion

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Qeveria e Holandës ka konstatuar se Kosova është e zhytur thellë në korrupsion, dhe si rezultat i kësaj thonë se e kundërshtojnë liberalizimin e vizave. Sipas MPJ-së së këtij shtetit, Kosova vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të njëjtët kanë thënë se në Këshill nuk ka përkrahje të mjaftueshme që Kosovës t’i liberalizohen vizat, shkruan Schengenvisainfo.com, transmeton Gazeta Express.

Ministria theksoi gjithashtu se “liberalizimi i vizave është një proces teknik, që udhëhiqet nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha parakushtet përpara se Këshilli të vendosë të heqë vizat”.

ARKATANA

Këtë qëndrim për liberalizimin e vizave Holanda e mban për vite me radhë, duke u shndërruar kështu në një prej vendeve skeptike.

Liberalizimin e vizave nuk e përkrah ende as Franca e Emmanuel Macron, duke thënë se ende s’janë plotësuar kushtet./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.