Nevzati: Luta me dy fytyra?
Gjilan – Bujar Nevzati është befasuar nga sihariqi i nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri teksa ka kërkuar dorëheqjen e Ferid Aganit për shkak se i është ngritur aktakuza. Luta po harron se e ka drejtorin e tij Valon Shefkiun me aktakuzë të ngritur dhe ka gjashtë muaj që nuk po ka guxim as ta lirojë nga detyra e as ta detyrojë të japi dorëheqje.
Bujar Nevzati tha se sonte e dëgjova një sihariq nga Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. “Ashtu siç jemi mësuar me hajgaret e tija qe sa vite, se gjoja Ministri i MMPH-së Ferid Agani, duhet të jep dorëheqje apo të shkarkohet nga detyra( bile kam bindjen se Agani është shumë më i sinqertë se Luta), për arsye të ngritjes së aktakuzës, gjë të cilën unë nuk e mbroj. Mirëpo po habitem si nuk i vije turp këtij njeriu, kur drejtorit të tij, të Urbanizmit në Gjilan, iu ka ngrit aktakuzë nga Prokuroria e shtetit qe 6 muaj e ky Luta, s`ka pas guxim as me e lirue nga detyra e as me e detyrua me dhënë dorëheqje. Për arsye se e ka njeriun kryesor i cili ia udhëheqë ndërtimet pa leje dhe shkatërrimin e qytetit. E çka duhet t`i thuhet këtij politikani” ka ironizuar Nevzati./rajonipress/


