United Hospital

Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Akademiku Mehmet Kraja, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk qëndron në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.

Kraja shkrimin e tij e filloi me kritika ndaj disa juristëve dhe analistëve, që sipas tij, po tentojnë ta paraqesin Marrëveshjen e Asociacionit si marrëveshje ndërkombëtare, e cila qëndron mbi ligjet dhe vetë Kushtetutën e Kosovës.

“Jo dhe jo, nuk është e vërtetë”, ka theksuar Kraja. Tutje, Kraja tha se kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por jo në atë të Serbisë.

Sipas tij, efekti juridik i marrëveshjes ndërkombëtar është nul (i pavlefshëm).

ARKATANA

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të akademikut Kraja:

MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN

Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.