Uji Dea

Falet Fitër Bajrami, Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati”, në Prishtinë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i distancës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me këtë rast tha se ka uruat të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Sipas tij, feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

FIDANISHTJA

Tërnava shtoi se kjo festë kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.

Madje ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal gjatë vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.“Falënderojmë Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fiter Bajramit. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”.“Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis”.

“Kjo festë ngrohë familjet e fëmijet tanë, kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë. Kjo festë shërben për ta ruajtur ekilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkatuar probleme të mëdha”.“Urojmë që të shërohen sa më shpejt të infekuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.