UBT

Hoxhaj: E padinjitetshme se si Kurti tha se është informuar më shumë nga Lajçak për dialogun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka cilësuar sit ë padinjitetshme deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nuk i janë dorëzuar dokumentet për dialogun Kosovë-Serbi,

Hoxhaj tha se asnjë kryeministër nuk e thotë publikisht, në mënyrën siç e tha Kurti se është i informuar për dialogun më shumë nga emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak.

“Kjo është e padinjitetshme. Nuk e thotë asnjë kryeministri publikisht në mënyrën sic e tha Kurti se është informuar më shumë nga Lajcak. Unë mendoj që jo në Qeveri të Kosovës, por edhe organizata joqeveritare në Kosovë, të cilëty e kanë përcjell dilaogun, i kanë të gjitha marrëveshjet e dialogut. Nuk duhet të bëjë filma, për të krijuar situate që nuk ka dokumentacion”, tha Hoxhaj në RTK.

Kujtojmë se Kurti gjatë takimit në Bruksel tha se Qeveria Hoti nuk ia ka dorëzuar dokumentet për dialog, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell.

Uji Dea

Ai ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit.

Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun.

Po ashtu ish-kryeministri sqaroi se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut si dhe dokumenti voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.

Po ashtu Kurtit thotë se i është dorëzuar edhe vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog dhe marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.