Hidromorava

Ish-ambasadorja: Programi për politikë të jashtme i qeverisë është fontanë dëshirash

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Alma Lama nga LDK vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk i ka adresuar në programin qeverisës çështjet kryesore sa i përket politikës së jashtme.

“Programi për politikën e jashtme është fontanë dëshirash, i shkruar në mënyrë jo shumë profesionale”, është shprehur Lama.

“Është konfuz mënyra se si është shkruar por janë përcaktuar disa parime themelore, si partneriteti strategjik, përmendet NATO, BE… Nuk pashë si do të ndodh reforma. Gjëja e parë që duhet ta bëjë Ministria e Jashtme është ndryshimi i ligjit për shërbim të jashtëm për të caktuar se kush është diplomat dhe kush është pjesë e administratës”.

Mobi Casa

“Problemet e shërbimit të jashtëm nuk i pashë të adresuara. Ka pasë mungesë të informacionit se si funksionon shërbimi i jashtëm. Pashë gabime si ajo që do të vendosen marrëdhënie diplomatike me vendet jonjohëse. Marrëdhëniet diplomatike duhet vendosur fillimisht me vendet njohëse”.

Lama në Klan Kosova ka pohuar se strategji e qeverisë duhet të jetë njohja e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.“Anëtarësimi në OKB do të duhet të jetë fokusi tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Duhet të punohet me vendet që janë në dilema”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.