ARKATANA

Shpend Sylejmani, profesori i cili zbulon talentët e ndryshëm në sport

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në mesin e shumë profesorëve të Kulturës Fizike të cilët ka komuna e Gjilanit, njëri ndër më të dalluarit është profesori i Edukatës Fizike, Shpend Sylejmani, i cili gjithë dijen e tij jua shfaqë nxënësve të Shkollës Fillore “Thimi Mitko”.

Kjo shkollë e cila numëron numrin më të madh të nxënësve në komunën e Gjilanit, me sukseset e saja në Edukatën Fizike në programin sportivë shkollor po dëshmon rezultate të kënaqshme jo vetëm në komunë por edhe në atë nivelin republikanë.

Ndër meritorët për këto suksese padyshim është arsimtari i Edukatës Fizike, Shpend Sylejmani, i cli me punën e tij po dëshmon se është një pedagog i jashtëzakonshëm duke nxjerr talent në shumë fusha sportive nga nxënësit e kësaj shkolle.

“Ne kemi krijuar një program shkollor për ti mbështetur sportet shkollore, duke qenë i bindur se i gjithë potenciali sportiv është tek nxënësit e shkollave fillore për t’ju siguruar më shumë mundësi për masivizim të sporteve të ndryshme për të cilin kemi synim ngritjen dhe organizimin në nivel garues nëpër shkolla”, ka bërë të ditur arsimtari Sylejmani.

Profesori Sylejmani thekson se me nxënësit e tij ushtron për çdo ditë shumë lloje të sporteve të ndryshme pasiqë edhe shkolla na jep një mundësi të kushteve të mira që na ofrohen.
“Ne kemi qëllim që të identifikojmë talentë të sporteve të ndryshme për ti orientuar në mënyrë profesionale aty ku shfaqin talentin e tyre, e më vonë këta talent do të bartin barrën nëpër klube të ndryshme që të jenë perspektivë e sportit shtetëror në arenën ndërkombëtare”, thekson Sylejmani.

Eco Higjiena

Profesori i Kulturës Fizike, Shpend Sylejmani, thekson se ne si pedagog e kemi detyrë që këta nxënës ti edukojmë e ti rrisim shëndetshëm duke ju përmirësuar edhe shëndetin e tyre.
“Dua të theksoj se fëmijët të cilët merren me sport janë më të shëndetshëm, duke krijuar ndjesi të jetë i pavarur në çdo aspekt dhe duke krijuar një sjellje miqësore”.

Profesor Sylejmani trego për organizimin e nxënësve dhe ka një porosi për të gjithë nxënësit.

“I falënderohem së pari udhëheqësve të shkollës të cilat janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mirëmbajtjen e procesit mësimor në çdo aspekt, ndërsa sa i përket aktivitetit të nxënësve i kemi të gjitha klubet: futboll, basketboll, hendboll, të gjimnastikës e të gjitha aktiviteteve tjera sportive duke arritur rezultate të shkëlqyeshme, gjithashtu, i falënderoj edhe nxënësit e prindërit e tyre që kanë besim në punën tonë edukative. Porosia ime për të gjithë nxënësit është që të merren me sport, mos ta humbin kohën kot sepse koha e tyre është tejet e vlefshme, ata që merren me sport duhet kuptuar se sporti i largon nga veset e duhanit, drogës, dhunës etj”.

Shembullin e profesor, Shpend Sylejmanit, duhet ta ndjekin edhe mësimdhënësit tjerë që fëmijët tanë të jenë më të shëndetshëm dhe talentin e tyre ta shprehin që nga mosha adoleshente, ku njeherit krijohet edhe personaliteti i fëmijëve./rajonipress/