UBT

Shpendi në Francë, kritikohet nga opozita

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partitë opozitare akuzojnë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se ka disa ditë që është “zhvendosur” në Francë për të përcjellë Kampionatin Evropian të Futbollit, ndërsa ka lënë probleme të grumbulluara në kryeqytet.

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, ka thënë për “Zërin” se një kryetar me zero projekte të realizuara në Prishtinë, siç thotë ai, do të ishte mirë që t’i kthehet punës seriozisht.

“Shpend Ahmeti ka zero projekte të realizuara në programe të planifikuara. Vitin e kaluar vetëm 39 për qind janë realizuar investimet kapitale. Prandaj, është mirë të merret seriozisht me punët që i takojnë”, ka thënë Shala.

Edhe Lirak Çelaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së në Prishtinë, thotë se nuk është hera e parë që Shpend Ahmeti tregohet i papërgjegjshëm karshi qytetarëve, duke lënë qytetin dhe merret, siç thotë ai, me punë të tjera.

Uji Dea

“Në këtë periudhë që ka punë në kryeqytet, Shpend Ahmeti nuk është dashur për disa ditë të jetë në Francë. Kjo nuk është hera e parë që ai e lë kryeqytetin dhe merret me punë të tjera”, thotë Çelaj.

Në anën tjetër zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Zërin” se kryetari i Komunës që nga e shtuna është në Francë. Sipas tij, edhe kur mungon Ahmeti ka resurse të mjaftueshme njerëzore për ta zëvendësuar atë, përkatësisht kur mungon kryetari zëvendësohet nga nënkryetari, Dardan Sejdiu.

“Kryetari është në Francë që nga dita e shtunë, që i bie 3 ditë që nuk është këtu. E dyta, kryetari i Komunës është pozicion politik dhe së këndejmi nuk i nënshtrohet rregullave që u nënshtrohen shërbyesit civilë. Kryetari ka ndërtuar resurse të mjaftueshme në kabinet për të funksionuar puna edhe kur ai mungon. Pra, nënkryetari e zëvendëson kryetarin kur ai nuk është këtu. Dhe e fundit, udhëtimi është privat me shpenzime private dhe është periudhë e rregullt pushimi, të cilën kryetari e shfrytëzon çdo vit”, ka thënë Vraniqi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.