Gjest i madh i këshilltarëve të PDK-së, në ditën e çlirimit dhurojnë gjak
Gjilan – Këshilltarët e PDK-së Riad Rashiti e Sahit Abazi në ditën e çlirimit kanë dhënë gjak. Ata thanë se ky gjest humanitar ka një domethënie të madhe sepse është shfrytëzuar pikërisht një ditë e veçantë dhe historike për Gjilanin.
Riad Rashiti dhe Sahit Abazi kanë gjetur një formë interesante për ta festuar ditën e çlirimit të Gjilanit. Ata pikërisht në këtë ditë kanë dhënë gjak duke ndihmuar kështu njerëzit që kanë më së shumti nevojë, pra gjaku.
Sahit Abazi tha se ishte ditë e veçantë për të dhënë pak gjak për ditën e çlirimit. Pranë tyre ndodhet edhe Shukrije Rapuca e Sokol Haziri /rajonipress/


