Edhe PDK uron qytetarët për ditën e çlirimit
Gjilan – Në këtë ditë Çlirimi të Gjilanit PDK ka shprehur respektin për të gjithë luftëtarët e të lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe për të gjithë njerëzit e sakrificës kombëtare, sakrificë kjo që u kurorëzua me Lirinë dhe Çlirimin e vendit. Partia Demokratike uron të gjithë qytetarët e Komunë së Gjilanit për Ditën e Çlirimit.
Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka vazhduar agjendën e saj me aktivitete në shënim të kësaj ditë të rëndësishme.
Në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve të rënë për Liri e Çlirim, PDK në Gjilan ka bërë Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gjilan.
Në këtë ditë Çlirimi të Gjilanit PDK ka shprehur respektin për të gjithë luftëtarët e të lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe për të gjithë njerëzit e sakrificës kombëtare, sakrificë kjo që u kurorëzua me Lirinë dhe Çlirimin e vendit. Partia Demokratike uron të gjithë qytetarët e Komunë së Gjilanit për Ditën e Çlirimit./rajonipress/


