ARKATANA

Në Beguncë fillojnë punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës “Toplana”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, dje në fshatin Beguncë kanë filluar punimet parapërgatitore për asfaltimit të rrugës “Toplana”.

Me rastin e filmit të punimeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal, Naim Pira kanë inspektuar dje punimet që janë duke u zhvilluar.

Eco Higjiena

Kryetari Haliti u prit nga banorët e lagjes ”Toplana, Zekaj dhe Demoshaj” të cilët e falënderuan atë për investimet që janë duke e bërë në këtë rrugë.

Nazim Mehmeti nga fshati Beguncë e Vitisë, falënderoj kryetarin Haliti për këtë projekt dhe u shpreh asfaltimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishëm pasi që sipas tij kjo rrugë më parë ka qenë ndër rrugët kryesore të këtij fshati. “Falënderojë kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti për investimet që janë duke e bërë në këtë rrugë, me të vërtetë kjo rrugë është shumë e rëndësishme për ne, unë sa e mbaj mend kjo rrugë është ndër rrugët më të vjetra në fshatin tonë dhe më parë është thënë se ajo ka qenë rrugë kryesore e fshatit, gjithashtu kjo rrugë lidhë edhe banorë të lagjeve të ndryshme mes veti si dhe të qon në afërsi të varrezave kryesore të fshatit“ u shpreh Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.