UBT

Në vetmi ka mbetë Tugjeci

/ 2 minuta lexim
HW

Po knon qyqja, knon turreci – Në vetmi ka mbetë Tugjeci !
Në mahallën Kurt Krasniqi – Nuk ka mbetë ma kurrkush hiqi !

Po knon qyqja në zabel –
Ku na mbet Baci Zenel ,
Që s’po i bien ma kund kavallit ,
Se mu dogj zemra prej mallit ?!

Po knon qyqja n’ kodër te Hani –
Ku na mbet Shefkia e Shabani ,
Që s’ knojnë kangën e “Sen Rugovës “,
N’ rresht me krushq përpara lodrës ?!

Po knon qyqja te Kapia –
Ku na mbeti bacë Hamdija ,
Që s’po i ndihet çiftelia ,
As mezhnica te sheftelia ?!

Po knon qyqja te kulumbria –
Ku na mbeti bacë Sadria ,
Që s’ po i ndihet kurrkund fyelli ,
Në qetësi ka ra krejt pylli ?!

Po knon qyqja n’ maje t’ shkamit –
Ku mbet oda e bacë Bajramit ,
Që ka pritë burra e trima ,
Ulë kamëkryq n’ jana e qilima ?!

Uji Dea

Po knon qyqja n’ fërk t’ sabahut –
Ku mbet oda e bacë Avdullahut ,
Që i ka rritë do djem petrita ,
Sikur Dielli që lëshon drita ?!

Po knon qyqja n’ degë të plepit –
Ku mbet oda e bacë Mehmetit ,
Me derë hapur e sofra t’ bukës ,
Për shokë, miq e burra t’ pushkës ?!

Po knon qyqja n’ za prej mallit –
Ku mbet oda e bacë Bilallit ,
Që u dha bukë burrave t’ Malësisë ,
Por këto vatra i kanë braktisë ?!

Po knon qyqja n’ degë të blinit –
Ku mbet oda e bacë Brahimit ,
Oda e dasmave , oda e gëzimit ,
Odë kuvendi e burrërimit ?!

Po knon qyqja , haj medet –
Shpi e troje mbeten shkret ,
Nuk ke kujt ma n’ derë t’i thërret ,
S’ ka njeri që del të pret ?!…/rajonipress/

Gjilan, më 12.06.2016 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.