Shpati Zekaj e nis mbarë në European Open, e fiton raundin e parë
Shpati Zekaj e ka nisur mbarë në “European Open” që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, shkruan Zeri.info.
Xhudisti i Kosovës ka triumfuar në raundin e parë ndaj çekut, Matej Silvestr, pasi ky i fundit mori tri dënime.
Zekaj në raundin e dytë do takohet me zviceranin, Daniel Eich.
Shpati Zekaj garon në kategorinë deri në 100 kilogramë. /Zeri.info


