UBT

Haziri: Momenti i fundit për rregullimin e shtratit të lumit “Morava”‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, organizuar nga Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe në financim të zyrës së BE-së në Kosovë, u mbajtë tryezë e rrumbullakët lidhur me modalitetet e financimit të projektit rajonal “Morava”, i cili projekt brenda territorit të Republikës së Kosovës, ka një gjatësi prej 50 kilometra.

Në fjalën e tij prej nikoqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se lumi “Morava” nuk është vetëm rregullim i lumit por edhe shumë më tepër duke ndikuar në përmirësim të kushteve të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

“Investimi në lumin “Morava”, pos shtratit, është investim që përfshinë në vete edhe aspektin e ambientit më të pastër, sigurisë më të madhe për qytetarët, garancionin për tokat bujqësore dhe ekonomitë familjare në përgjithësi. Sot kemi një shtrat të lumit të degraduar. Gjendja e njëjtë është në shumë lumënjë të Kosovës. Por nga ky degradim në këtë rast ne kemi problem të shumta gjatë reshjeve më të mëdha të shiut, duke u shkaktuar vërshime përgjatë gjithë pjesës kah kalon ky lum”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka pohuar se investimi i këtij lumi është i domosdoshëm, sepse zgjidh një problem rajonal në gjashtë Komuna të kësaj ane.

Fundamenti

Ndwrkaq, shefi i zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, ka thënë se ky është një projekt i cili është përgatitur sipas rregullave të Bashkimit Europian.

“Projekti i rregullimit të shtratit të lumit “Morava e Binçës”, prekë gjashtë Komuna të këtij regjioni. Gjendja në të cilin është ky lumë është jashtëzakonisht e rëndë. Pastrimi i tij nuk është bërë prej disa dekadash, dhe sot në të gjejmë papastërti shumë të mëdha që kërkojnë intervenim sa më të shpejtë. Ndërsa projekti që është përgatitur është në bazë të standardeve Evropiane. Sipas përllogaritjeve fillestare ky projekt do të kushtoj nga 10.5 milionë deri në 11 milionë euro dhe në këtë fazë KE, nuk ka fond të ndarë për të investuar në këtë projekt,, por duhet gjetur donator, e pse jo edhe bashkëfinancim të këtij projekti jetik për këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij, Stock.

Kurse, prezantimin detaj të projektit e ka bërë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka bërë përmbledhjen, detajet dhe sfidat që janë gjatë realizimit të këtij projekti.

Ndryshe, në këtë takim të pranishëm ishin kryetarët e këtyre Komunave të lindjes, zëvendësministri i Ministrisë së Ambientit, dhe përfaqësues të shumtë nga niveli lokal dhe ai qendror i fushës së ujërave. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.