Arben Mehmeti: Po e devalvojmë rolin e Kuvendit
Gjilan – Edhe, Arben Mehmeti nga LDK-ja tha se nuk po i bëjmë nder atyre që po i shpallim sot qytetar nderi.
“Nuk e kuptojë personalisht qysh në rend dite futen emra dhe personalitete të rëndësishme dhe ne si Kuvend edhe proceduralisht nuk jemi të përgatitur. Kuvendi duhet të ketë dokumente e biografi për të nderuarit. Po e devalvojmë rolin e Kuvendit sepse po marrim vendime jo serioze. Me këtë vendim po i degradojmë edhe ata që po shpallen qytetar nderi” tha Mehmeti.
Mehmeti tha se Kuvendi po shndërrohet vetëm në mekanizëm të votimit./rajonipress/


