ARKATANA

Me ndërmjetësimin e Albin Devajës, Arben Rukovci ndihmon Sh.F. “Musa Zajmi” me shtatë kompjuter

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Edhe pse popullata gjendet nën ethet e pandemisë COVID 19, donatorët e vullnetarët e ndryshëm në këto kohë të vështira vazhdimisht janë gjendur në ndihmë popullatës dhe nxënësve. Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, fal bashkëpunimit që ka me prindërit e kësaj shkolle dhe me ndihmën e Albin Devajës i cili ka menaxhuar të gjithë procesin është pajisur me shtatë kompjuter të cilësisë së lartë.

Donatori i këtyre kompjuterëve, Arben Rukovci, me shumë dëshirë ju ka bashkangjitur kësaj ndihme solidare për nxënësit e kësaj vatre të diturisë duke ju mundësuar që nxënësit në mënyrë profesionale e edukative t`i përcjellin mësimet e tyre.

FIDANISHTJA

Nismëtari i këtij donacioni, Albin Devaja, i cili i është mirënjohës donatorit Arben Rukocit, shumë herë në forma të ndryshme ka ndihmuar shkollën fillore Musa Zajmi.
“I jam mirënjohës nga zemra Arben Rukovcit për këtë donacion me vlerë të madhe për nxënësit e kësaj shkolle. I gjithë qëllimi i këtij donacioni ishte t’ju dhurojmë nxënësve këto pajisje pasiqë mësimi po zhvillohet për shkak pandemisë online dhe shumë nga nxënësit nuk kanë mundësi ti kenë këto pajisje, kjo ndihmë është për t’ju zbutur sadopak gjendjen e tyre e për t’ju bërë të mundshme që edhe ata nxënës të jenë të barabartë si të gjithë nxënësit tjerë të kësaj shkolle”, ka bërë të ditur Albin Devaja.

Devaja gjithashtu ka theksuar se në asnjë moment nuk do të ndalen sa herë që e kërkon nevoja për qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë./rajonipress/