KKVITI

Osmani, Konjufca dhe Kurti në ditën e dëshmorëve të Prishtinës: Sakrifica e tyre do të nderohet gjithmonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, duke thënë se sakrifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e shtetësisë së Kosovës.

“Sot është dita e dëshmorëve të Prishtinës, një prej ditëve kur të gjithë ne bëhemi bashkë. Dita kur ne duhet t’i flasim gjeneratave të reja. Rruga më sublime është rruga që ka ndërtuar secili dëshmorë”, tha ndër tjerash ajo.

Mobi Casa

Ndërsa, Konjufca tha se pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Sakrifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë. Sa të ketë komb shqiptar ata do të nderohen gjithmonë. Pjesa më e lavdishme e historisë është lufta e UÇK-së. Lavdi të gjithë martirëve”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Kurti u shpreh se sakrifica e dëshmorëve nuk do të harrohet asnjëherë.“Ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende, në mënyrë që t’ia rikujtojmë popullit sakrificën e tyre, por edhe për të përkujtuar amanetin e tyre që të vazhdojmë për mirëqenie e barazi që nuk e përjashton asnjë njeri”, tha tutje ai.

Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.