Fundamenti

Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kujtuar përmes një postimi, Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.Ai po ashtu ka kujtuar, Masakrën e Makocit, Betejën e Marecit, si dhe njësitë e UÇK-së që kanë operuar në territorin e komunës së Prishtinës.

Uji Dea

Haradinaj mes tjerash shkroi se misioni ynë historik u realizua ‘Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë’.Postimi i plotë:Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë.
Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit.
Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik.
Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve.
Lavdi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.