Mobi Casa

Shkrimtar i Roganës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ma lironi rrugën o më të mirë e mi, jam poeti juaj, jam krijuesi juaj, dua të dalë nga kjo botë e vockël
ku muzë e së bukurës më thërre

Për ku je nis shkrimtar i Roganës
mendjemadh pak, dhe zemërmirë
a e sheh s´e jam midis dy epokave
ku njerës pemë po i bien gjethet

Ku po shkon shkrimtar i Roganës
në këtë natë pa emër dhe mbiemër
cila e dashur të ka dehur aq shumë
dhe cila e dehur të ka lën pa gjumë

FIDANISHTJA

Roganë e vendlindjes, a më kupton
në shpirt kam vajin e këtij dheu
barit në kaçubë unë i kam thënë
dhimbjet kraharorin po ma shpojnë

Kah po shkon shkrimtar i Roganës
ç´ciklon dashurie ty sot të ka zënë
po shkoj ta zë të ardhmen time
jam zëri yt, shkrimtar i Roganës!..

Rrustem Geci