Uji Dea

Haradinaj: Vjosa Osmanin nuk e kemi bllokuar me votë, Thaçin po

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti nuk ka marrë ende vendim për Albena Reshitaj e cila doli kundër partisë dhe e dha votën e saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit president. Ai ka kritikuar mënyrë se si VV dhe Vjosa Osmani bënë presion mbi deputetët e AAK-së.

“Nuk e di si do të jetë kjo marrëdhënie. Nuk e kam takuar që atë ditë. Ne nuk kemi paraparë përjashtimin e saj. Nuk e di a do ta bëjmë. Ne jemi në opozitë si 6, si 7, si tetë. Kushdo që nuk e ka vullnetin të qëndrojë në AAK mund të mos rri. Është vendimi Reshitajt si don ta menaxhojë situatën”, tha Haradinaj në Prime Time të Kanal 10.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka thënë se Vjosa Osmani dhe VV e kanë lënduar raportin me të pasi që kanë bërë presion mbi deputetët e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

“Mënyra se si është zgjedhur mi ka lënduar raportet me të. Më është dëmtuar partia. Më është marrë një deputete. Është tjetërsuar vota e AAK-së. Presidentja është dashur të më kërkoj vota mua edhe si parti ia kishim bërë zgjidhjen. Ne kemi marrë vendime të caktuara dhe ka rastisur që presidentja jonë është zgjedhur duke bërë presione mbi deputetët tonë. Ne nuk ia kemi bërë asnjë pengesë Vjosa Osmanit. Për Thacin e kemi bërë, krejt opozita kemi bërë presion. Kemi mundur, ama nuk e pranoj qasje që e kanë pasur me AAK-në”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.