Haziri: 12 qershori dita kur përfundimisht kapitulloj regjimi famëkeq
Gjilan – 12 qershori i vitit 1999 shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë tonë. Është pikërisht kjo datë kur triumfoi drejtësia kundër padrejtësisë, kur përfundimisht kapitulloi regjimi famëkeq ka shkruar Lutfi Haziri.
E sot, pas 17 vjetëve, Kosova e ka Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë. Ashtu siç e kishte ideuar 26 vite më parë presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Po ashtu, sot duhet përkujtuar të gjithë ata që u flijuan për këtë ditë të bardhë dhe gjaku i tyre po bënë dritë në Ditën e Çlirimit. Urime shqiptarë ka thënë në fund Lutfi Haziri./rajonipress/

